The Result of National English Competition Final

PËRFUNDOI FINALJA E GARAVE TË PESTA DHE CEREMONIA E SHPËRBLIMEVE TË GJUHËS ANGLEZE

Më 29.03.2014 është mbajtur finalja e garave të Gjuhës Angleze dhe ceremonia e shpërblimeve në nivel të Kosovës. Kjo garë organizohet që 5 vite me radhë nga International School of Prishtina (ISP).
Në finalën e garës së 5’të të Gjuhës Angleze kishte pjesëmarrës nga të gjitha qytetet e Kosovës. Në garat e Gjuhës Angleze kanë marrë pjesë nxënësit e klasëve të 8’të dhe 9’të ku prej 344 shkollave morën pjesë 1803 nxënës. Më 15.03.2014 në fazën e parë të garave 80 nxënës kanë mbetur në finale. Finalja është bërë me 29 Mars ku pjesëmarrësit janë shpërblyer me të holla, medalje dhe çertifikata.
Fituesit e Gjuhës Angleze janë: Nga klasa e 9’të Lindon Krasniqi ( Skolla Ismajl Qemajli – Prishtinë) dhe nga kalsa e 8’të Erza Ajeti (Shkolla Gjon Serreçi – Ferizaj).
I përgëzojmë të gjithë pjesëmarrësit, mësimdhënësit që i përgatitën nxënësit për provim, drejtorët e shkollave si dhe familjet e nxënësve.
Nxënësve ju dëshirojmë suksese të mëtutjeshme.
Në listën e mëposhtme do ti shihni listat e emrave të 10 fituesve të pare dhe atyre që kanë mbetur në finale prej 1803 nxënësve.

Ju falemnderit për pjesëmarrje

english competition

english competition-9