Fillimi i Vitit Shkollor 2014-2015

back_to_school1Fillimi i vitit të ri shkollor shton emocionet në shkollën tonë. Pas një vere të gjatë me përgatitje të shumta, tashmë jemi gati të mirëpresim nxënësit tonë të dashur për të filluar vitin e ri shkollor.
Vit i cili do të kërkoj angazhime të shumta si nga stafi mësimdhënës ashtu edhe nga nxënësit. Gjithmonë të gatshëm për të punuar që vendit tonë t’i sjellim breza gjithnjë e më të dalluar.
Edhe një herë duke ju falenderuar për interesimin e treguar gjatë regjistrimit në vitin e ri shkollor dhe duke ju dëshiruar punë të mbarë dhe shumë suksese në këtë vit, ju mirëpresim më 01.09.2014 duke filluar nga ora 8:00.
Transporti me SHARR Travel do të vazhdojmë edhe këtë vit mirpo ditën e parë duhet t’i bini ju nxënësit për arsye të ndërrimit të adresave dhe regjistrimit të nxënësve të rinjë, ndërsa kthimi do të bëhet me transportin e shkollës.