MyON – Digital Library

Një element bazë i sistemit tonë arsimor është, përvetësimi sa më mirë i gjuhës së huaj nga nxënësit tonë. Për realizimin e kësaj, ne i kemi kushtuar rëndësi të veçantë mësimit të gjuhës angleze duke filluar nga parashkollarët. Në mësimin e gjuhës së huaj, leximi ka një vend të veçantë dhe shumë të rëndësishëm.

Duke u nisur nga ky fakt, për herë të parë këtë vit në sistemin tonë arsimor, kemi sjellë bibliotekën digjitale e cila është gjithëpërfshirëse, dhe ka një përhapje gjithnjë e më të madhe falë teknologjisë. Në kuadër të këtij sistemi, fëmijët tanë do ta kenë bibliotekën më të pasur (8000 libra) të botës. Me anë të fjalëkalimit (password) do të kenë mundësi ta shfrytëzojnë në çdo kohë bibliotekën digjitale “MY ON”.

Çfarë është MyON?

MY ON­, është bibliotekë digjitale gjithëpërfshirëse, me qëllim edukativ për të ndihmuar zhvillimin e aftësisë të leximit, dëgjimit dhe të kuptuarit e gjuhës së huaj nga nxënësit.

Si përdoret MyON?

Qasja, në këtë sistem bëhet me anë të fjalëkalimit (pasword) e cila jepet nga shkolla. Sistemi do të jetë nën mbikqyrjen e mësimdhënësve të gjuhës angleze të cilët do ta bëjnë edhe motivimin e nxënësve për lexim dhe propozim të librave. Në qasjen e parë, nxënësi do t’i nënshtrohet një testi nga sistemi jonë për përcaktimin e nivelit të gjuhës angleze. Në periudha të caktuara, do të kontrollohet edhe progresi i nxënësit sa i përket përvetësimit të gjuhës angleze.MY ON ofron mundësinë e “librit më zë”. Në përfundim të leximit të çdo libri, nxënësit do t’i nënshtohen një testi, rezultati i të cilit do të regjistrohet në këtë sistem. Ky sistem do ta kontrollojë progresin e nxënësve në përvetësimin e gjuhës angleze, me anë të testeve të cilat do t’i bëjnë çdo dy javë. Ky program ofron mundësinë, që ta dimë se sa libra, dhe për sa kohë i kanë lexuar nxënësit, si dhe rezultatet e kuizeve dhe grafikën e progresit në gjuhën angleze.

Në këto të dhëna, do të kenë qasje, vetëm mësimdhënësit e gjuhës angleze dhe prindërit.

MY ON, mundëson leximin e librave, me përmbajtje të ndryshme edukative, si psh: shkencore, sociale,teknologjike etj.

Çfarë përfiton me MyON?

  • Shprehinë e leximit
  • Shqiptim të saktë
  • Njohuri nga burimet e sakta
  • Progres brenda një kohe të shkurtër
  • Mundësinë e përfshirjes së familjes në lexim
  • Aftësinë e hulumtimit në fusha të ndryshme

PËRDORIMI

MY ON, programi mund të përdoret në kompjuter, IPAD, tablet Android, telefon të menqur dhe kindle.

  • Përdorimi i këtij programi do të jetë i obliguar duke filluar nga parashkollarët, përfshirë edhe klasën e X-të.
  • Për nxënësit e klasës së XI-të dhe XII-të do të merren parasysh, preferencat e nxënësve.
  • Në fund të vitit, në bazë të mesatares së nivelit të gjuhës angleze, nxënësi do të pajiset me certifikatë nga Drejtoria e shkollës.

Shuma vjetore për përdorimin e këtij programi është 15 €.

Në shkollat ku shfrytëzohet programi MY ON numri mesatar vjetor i librave të lexuara nga nxënësit është 120 për nxënës. Ne synojmë që ta tejkalojmë këtë mesatare.

Mendojmë, se MY ON do të luajë një rol të veçantë, e të rëndësishëm në ngritjen e nivelit të gjuhës angleze të fëmijëve tuaj.