Policy

Të mundësojmë shfrytëzimin maksimal të shërbimeve cilësore të edukimit për t’i arritur nxënësit tanë synimin e tyre. Kualiteti është përgjegjësia parësore të cilën duhet ta ketë secili punonjës i institucionit tonë.Kjo përgjegjësi mund të realizohet në institucionet tona të cilat ofrojnë një mjedis të mësimit motivues dhe mbështetës, kushte për aftësimin dhe zhvillimin e tyre si dhe një mjedis në të cilin inkurajohen zhvillimet e reja.
Për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë i kushtohet rëndësi e vaçantë hulumtimit të praktikave të reja dhe punimeve origjinale që t’u ofrohen në shërbim brenda një kohe sa më të shkurtër mësimdhënësve, prindërve dhe nxënësve tanë.
Institucionet arsimore “Gulistan” çdo vit i rishikojnë synimet e cilësisë në nivel të shkollave dhe njësive të veta me qëllim që të jenë në një “zhvillim të vazhdueshëm” .Procedurat e cilësisë së institucioneve tona përcaktohen duke vlerësuar kërkesat dhe sugjerimet e prindërve, nxënësve në bazë të ligjit kështu që në këtë proces mundësohet edhe pjesëmarrja e tyre.
Për zbatimin efektiv të parimeve të kualitetit, udhëheqësia e e Institucioneve arsimore “Gulistan” është në një bashkëpunim dhe komunikim të vazhdueshëm me zyrtarët e ministrisë së arsimit, zyrtarët tjerë të arsimit, profesionistët e universitetit, partnerët e kompanisë si dhe udhëheqësit e njësive mbështetëse të institucioneve tona.